Reality-show i njohur “Big Brother VIP Albania” pritet të fillojë këtë muaj teksa zyrtarisht nuk është zbuluar ende asnjë nga konkurrentët.
Gjithsesi, në media aludohen emra të ndryshëm çdo ditë. Sot dy emrat që po lakohen janë moderatorja Lei Kraja dhe aktori Gent Hazizi. Për këtë të fundit “Anabel” raporton se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së produksionit dhe do nisë këtë rrugëtim të ri.
Kjo vjen pasi Genti ishte pjesë e formatit “Dancing with the stars”, nga i cili u largua pak javë më parë. Sakaq, Lei Kraja sipas “Bordo” është parë në ambientet e “Top Channel”, ku thuhet se ka shkuar pikërisht për të folur për formatin.
Emra të tjerë që përfliten se do jenë pjesë e BBVA janë Kejvina Kthella, Albi Nako, Kiara Tito, Jori Delli.