Kur sapo u fikën dritat e shtëpisë së Big Brother Vip Kosova kanë ndodhur të papriturat e para. Në orët e para të mëngjesit, Getinjo është parë pranë shtratit të Vivien teksa përqafoheshin dhe qëndronin pranë njëri tjetrit. Madje reperi jonë romantik është kujdesur që edhe të mbulojë Vivien teksa kjo e fundit qëndronte e shtrirë në shtrat, raporton “Iconstyle”.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Stresin dhe Gresën. Ndonëse ky i fundit i ka kërkuar falje ish bashkëshortes së tij, Keisit nuk i ka kursyer përqafimet për banoren me të cilën po ndan shtëpinë.
Mos vallë në Big Brother po lindin çiftet e para?!