Kur nisi “Big Brother Vip” në Kosovë, nuk kishin si të mungonin krahasimet me programin “nënë” në Shqipëri, për moderatorët, personazhet, drejtimin dhe sigurisht “dramat” që ndodhin aty. E duket se krahasimi që po bëhet më shpesh këto kohë është ai mes Donald Veshajt dhe Stresit, për lojën që mesa duket ky i fundit ka zgjedhur të bëjë në reality show.
Po flasim për trekëndëshin e dashurisë mes reperit, ish-bashkëshortes së tij Keisi, për të cilën dha sinjale që në nisje të programit që do donte ta kishte pranë vetes, dhe mes Gresa Hotit, konkurentes në shtëpinë e BBVK me të cilën Stresi është parë të jetë mjaft i afërt, madje edhe të shkëmbejë puthje.
Shumë e ngjashme situata me atë çka ndodhi me Borën-Donaldin-Beatrixën, me aktorin që shprehu dëshirën të bashkohej me ish-partneren, më pas e takoi dhe pas pak kohësh “u hodh në krahët” e këngëtares. Vazhdimin e dini…
Edhe pse Stresi së fundmi ka qenë i qartë për qëllimet e tij me Gresën, duke e konsideruar “shoqe të ngushtë”, njerëzit sërish mendojnë se reperi ka “huazuar” lojën e Donaldit ose thjesht po “vrapon në rrugën që shtroi ai”.
Tani thjesht duhet të presim që një shoqe e Keisit të hyjë në Big Brother (Semi) të futet ne shtëpi dhe të jetë krahu i djathtë i Stresit, dhe në fund çifti të takohet dhe të puthet. Për t’u rikthyer tek Gresa pastaj sërish…