Duhet të pranojmë se shpesh herë shkojmë në një luftim verbal, të papërgatitur për të luftuar. Prandaj, duke qenë se jemi të paaftë për të menduar në mënyrë të qartë dhe të komunikojmë në mënyrë efektive, mendojmë për çfarë duhet të kishim thënë, dy ditë më vonë.
Taktikat e mashtrimit mund të përdoren me siguri të lartë, në situatat e përditshme dhe në bashkëbisedim.
Gjithsesi, nëse ti duhet të dish të vërtetën në një situate të caktuar, kjo pjesë të pajis me një seri pyetjesh që praktikisht të garanton se do të dish: a) nëse je duke u mashtruar; b) cila është e vërteta, nëse nuk është e dukshme nga vetë gënjeshtra.