“Big Brother VIP” do të nisë brenda këtij viti dhe tashmë kanë filluar të zbulohen emrat e banorëve. Pak ditë më parë u bë e ditur se moderatorja Kiara Tito, modelja Kejvina Kthella, koreografi Albi Nako, Keisi Medini, blogerja Jori Delli, moderatorja Lei Kraja, aktori Gent Hazizi do të jenë pjesë e këtij reality show, ndërsa tani është mësuar një emër tjetër.
Burime për “Kryefjala” bëjnë me dije se Eva Aliko ka pranuar ftesën për të qenë banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Emri i aktores ka qenë lakuar dhe vitin e kaluar, por këtë herë thuhet se ka vendosur për “PO”.
Sakaq nuk kemi ende një konfirmim zyrtar nga vetë Eva apo produksioni i “Big Brother VIP”.