Urimi dhe Alisa janë të parët që lanë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Dalja e tyre nga shtëpia u shoqërua edhe me polemika edhe nga Olti Curri i cili nuk i konsideron ata si një çift për faktin se nuk shkëmbyen as edhe një puthje gjatë qëndrimit në shtëpi.
Cifti publikuan edhe postimin e parë që nga dalja dhe vjen edhe një thumb i lezetshëm për komentet e Oltit.
Ata publikuan një fotografi duke u puthur dhe i drejtohen Oltit me pyetjen: “Olti Curri me këtë puthje të ëmbël a vlerësohemi si çift tani?”.