Pas disa ditë shumë të ëmbla me njëri-tjetrin ka plasur sherri i parë mes Vivien dhe Getinjos.
Çifti simpatik i Big Brother Vip Kosova u duk se po debatonin lehtë por gjërat morën kthesë aq sa reperi paralajmëroi se nga ai moment gjërat mes tyre do të ndryshojnë.
Gjithçka nisi nga një shaka e Getinjos ndaj Vivien, e cila kërkoi ujë me vitamina. Në formë batute Getinjo i përmendi “vitaminën D”, por Vivieni e kishte gati një përgjigje të ashpër.
“S’kam nevojë, e gjej kur të dua vitaminën D, kam plot vitaminë D ku të dua”, i tha ajo.
Kjo ndezi një diskutim mes tyre, ku Getinjoi fillimisht sqaroi se komenti i tij ishte në sensin e shakasë dhe se qëllimi i tij ishte vetëm ta bënte Vivienin të qeshë.
Më tej ai i tha se nuk i pëlqeu aspak përgjigja e saj dhe se nuk ishte diçka që mund t’i thuhej atij.
Nga ana e saj Vivien, vijoi të këmbëngulë se Getinjo nuk duhet ta kishte bërë atë koment që në fillim. Reperi në fund i tha se gjërat do të ndryshojnë që nga ky moment.