Nuk është bërë ende muaji por brenda shtëpisë së “BBV Kosova” po përflitet se është krijuar një tjetër çift.
Çifti i parë në këtë shtëpi është reperi Getinjo dhe Vivien, ndërsa së fundmi ish-konkurrenti i “Përputhen” Andi Artani është parë mjaft i afërt me modelen simpatike, Gresa Hoti.
Teksa Andi nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësire, ajo qe i ka qëndruar pranë ishte Gresa.
Jo vetëm kaq, por modelja i është bashkuar Andit edhe në krevat ku nuk munguan as puthjet e përqafimet.
Epo, me një kujdes si ky i Gresës, Andi jo vetëm që do shërohet por do bëhet dhe më mirë se ç’ishte.
Le të shpresojmë ky do të jetë çifti i rradhës në BBV Kosova pasi shkojnë shumë.