Bora zemani mori përsipër këtë drejtimin e “Dancing with the stars”, duke dalë nga kornizat e “Përputhen”, ku ishim mësuar ta shihnim. Por pas DWTS, duket se na pret një tjetër program i drejtuar nga Bora.
E ftuar në “Wake up”, moderatorja ka treguar se po diskutojnë me Lori Hoxhën për një projekt të ri televiziv shumë të madh, por nuk dëshiron të zbulojë më shumë.
“Kishim një plan me Lorin, e kemi diskutuar. Por derisa ta konkretizojmë, do e kemi në mendje unë dhe Lori. Nuk e di a është bërë ndonjëherë në Shqipëri, por edhe po të jetë bërë, siç e bën Topi… Nuk dua të flas më shumë se kaq”, u shpreh Bora.