Nëse ka dicka që ndjekësit e “Big Brother Vip” pëlqejnë nga formati ato janë dramat dhe lidhjet mes konkurentëve brenda shtëpisë, duke qenëse se janë situata që mund t’i japin qëndrimit të personazheve aty shumë dinamikë dhe po ashtu mund të ketë zhvillime intersante.
Edhe pse është ende shumë herët në këtë edicion të dytë të “BBV”, Olta Gixhari, një nga konkurentet padyshim më të forta në program, mendon se ka dy personazhe rreth saj që gjatë rrugës mund të përfundojnë bashkë dhe të formojnë një cift.
Nuk e ka fjalën për Luiz Ejllin dhe Kiara Tition, sepse i vetmi që i sheh këta të dy si cift deri tani është vetë Luizi (madje dhe për të kemi dyshime), por Amos Zaharia dhe Dea Mishel.
Në një bisedë me Krist Dragotin dhe Armaldo Kllogejrin, bashkë-vuajtësin e saj brenda në ruolt, Gixhari tha:
“Ai (Amosi) thotë jo, por unë i shoh shumë bashkë, domethënë sa i shoh bashkë, që kërcejnë bashkë, më duken si çift që dy kilometra larg. Kanë elektrizim”