Zhaklina dhe Olta nuk i kanë pasur marrëdhëniet e mira që pas hyrjes në “Big Brother VIP”, por mesa duket festa e ndërrimit të vitit i ka dhënë fund “armiqësisë”. Teksa po festonin mbrëmë, banorët përqafuan njëri-tjetrin dhe uruan për një vit të mbarë. Në një moment kamera fokusoi dhe Oltën me Zhaklinën, të cilat u përqafuan dhe uruan njëra-tjetrën.
Më vonë Zhaklina i mbushi një gotë me verë Oltës dhe bënë gëzuar.