Një nga bisedat që u zhvillua mbrëmjen e djeshme mes banorëve të “Big Brother VIP” ishte ajo e abortit, ku një prej tyre u shpreh se është totalisht kundër pasi e cilësoi si vrasje të një qenie njerëzore.
Pas këtij debati ka ardhur reagimi i moderatores Fjoralba Ponari, e cila shpesh ka treguar se sa e ndjeshme është rreth këtyre temave delikate të shoqërisë.
Me anë të një postimi në InstaStory, ajo ka rreshtuar shumicën e rasteve se kur aborti duhet të jetë zgjidhja për një femër shtatzënë.
Pra moderatorja tregoi se nuk është pro vrasjes, por pro zgjedhjes së gruas, e cila është një individ me të drejtën për të zgjedhur vetë se çfarë vendimi do të marrë me trupin apo jetën e saj.