“Big Brother VIP” ka qenë gjithmonë një program që ka krijuar dinamika, e dashur apo padashur, janë përfshirë edhe njerëz të njohur apo të afërt të banorëve pjesmarrës.
Së fundmi, deklarata e Dea Mishel gjatë mbrëmjes së djeshme ka sjellë shumë kritika pasi ajo refuzoi të jetonte në të njëjtën banesë me një person të semurë, duke iu referuar kështu Luizit.
Pas kryqëzimit që iu bë në rrjet, familjarët e saj reguan me anë të një postimi në InstaStory, ku u shprehen se fjalët e Deas ishin në kontekstin dashamirës që Luizi të merrte kujdesin e duhur mjekësor.
Pas kësaj, një reagim ka ardhur edhe nga ish i dashuri i Deas, i cili i doli në mbrojtje kësaj të fundit, teksa tregoi se ka marrë shumë mesazhe nga ndjekës që shprehen se ka bërë mirë që është ndarë nga një vajzë si Dea.
Postimi i plotë i Isli Muçës:
“Dua qe tu kthej pergjigje mesazheve gjithe mllef qe thone kam bere mire qe nuk jam me me Dean. Si fillim, jam me fat qe e kam njohur. Ajo qe pashe dje ishte pertej cdo imagjinate se si mundet nje njeri te perdori nje semundje per qellime qe askush nga ne nuk i jep dot nje shpjegim.
Ajo qe Dea tha eshte trajtuar totalisht jashte kontekstit. Dea nuk mund te qendroje duarkryq dhe te shperfille nje problem shendetesor qe ka nje person me te cilin po bashkejeton. Dhe nese nuk shkeputet nga konteksti Dea ka thene qe nese eshte vertet semure duhet ndihma mjekesore, sepse nuk mund te jetohet sikur nuk po ndodh asgje ne nje kohe qe dikush ka nje shqetesim aq serioz.
Per te gjithe ata qe e njohin,
Dea eshte solare dhe ka nje zemer te madhe. Ne aq vite sa kemi kaluar bashke nuk ka pasur kurre qellime dashakeqese, perkundrazi gjithmone ka vene njerezit e tjere mbi veten. Ajo eshte vajza lozonjare qe pikturon, kujdeset per kafshet, ka pasion leximin, ka pasion shkrimin, eshte lezeti i grupit ne shoqeri, i ka batutat gati ne cdo moment, gezon respekt kudo ku ka punuar e mbi te gjitha eshte shume e dashur dhe e dhimbsur. Une jam i lumtur qe e kam njohur dhe do te doja qe si une dhe te tjeret te kuptojne boten dhe shpirtin tend te bukur e te lire.”