Gjatë spektaklit të shkuar, Dea u shpreh në lidhje me situatën e Luizit se nuk mund të jetojë në një shtëpi me ‘dikë që po vdes dita ditës’.
Teksa po bisedonte me banorët, ajo u shpreh se deklarata e saj u bë shkak që ajo të dilte në nominim si më pak e preferuara e publikut.
Në përgjigjen e saj, Dea theksoi se është penalizuar sepse është dukur sikur e ka mbrojtur Luizin në gjithë këtë situatë.
“Mendoj që mund të jem penalizuar realisht sepse u duk sikur po mbroja Luizin në atë që po ndodhte. Ndërkohë që unë po rrija po qetësoja Kiarën, s’po thoja vërtet atë që po mendoja që Luizi po gënjen. Se kisha mendjen aty fare”- tha Dea.