Ditën e djeshme Kiara pësoi një incident në shtëpi ndaj iu desh të linte shtëpinë për pak kohë, për të marrë mjekimin e duhur në spital.
Pas rikthimit në shtëpi, banorët e reality show-t janë përpjekur gjithësecili ta ndihmojnë moderatoren, në vecanti Luizi.
Nisur nga kujdesi i tij për të, pyetja që mund të shtrojnë ndjekësit e programit është: a ka ndryshuar mendimi i Kiarës për Luizin pas kujdesit të tij dhe a do ta lejojë ajo këngëtarin që t’i afrohet sërish, teksa është duke u rikuperuar?
Teksa po diskutonte në dhomën e gjumit me Armaldon, Kiara u shpreh se i është falenderuese që i ka qëndruar afër dhe është kujdesur për të, por sërish nuk ka besim tek ai.
Ndër të tjera moderatorja tha se e ka shumë të vështirë që t’ja falë gënjeshtrën, por edhe nëse kjo ndodh, do t’i duhet shumë kohë dhe sërish do të ketë dyshime.