Fenomeni i momentit është padyshim Luizi.Nga një këngëtar i harruar i skenës shqiptare, Luizi është kthyer në një afeksion për një pjesë të mirë të publikut e madje edhe një pjese të mirë të personazheve publik të cilët kanë shfaqur publikisht mbështetjen.
Mes tyre edhe spikerja e RTSH, Eri Muco.Madje së fundi ajo ka bërë një video, ku “hap” edicionin informativ me mbështetjen e saj për Luizin.
“Para se të filloj këtë ditar, doja t’ju thoja se unë jam me Luizin. Dhe nëse do të martohem bashkeshorti im i ardhsshëm duhet të jetë si Luizi”. Këtë video spikerja e ka shpërndarë edhe vetë në rrjetet e saj sociale.shih videon
Luiz Ejlli me sëmundjen e tij dhe produksioni i BBV është kryefjalë e mediave rozë, por edhe meraku i shumë shqiptarëve.
Këta të fundit të indinjuar nga padrejtësitë që po i bëhen Luizit në shtëpi e duke harrur hallet e vërteta në vend, dolën në protestë duke mbështetur këngëtarin shkodran me brohoritjen: “O Luiz, o kampion, gjithë Shqipëria ty të do”.
Protesta e zhvilluar sot në ambientet e shtëpisë së BBV, ngriti në këmbë edhe policinë, teksa nuk munguan edhe tensionet si dhe fishekzjarret për të treguar se janë me “luanin Luiz”.