Kush e kapi gafën e Arbër Hajdarit sonte? “Unë kam mendimin tat, ti ke mendimin tat”
Prime i sotëm në BBV ka nisur ashtu sic pritej me debate të shumta që në fillim nisur edhe nga ngjarjet shumë të vrullshme të ditëve të fundit.
Në një debat të zjarrtë mes Luizit dhe Kristit, ndërhyri edhe opinionisti Arbër Hajdari për të dhënë opinionin e tij, i kërkuar nga Arbana.
Por duke qenë se Arbri fliste, por Kristi ndërhynte gjithmonë, Arbri bëri një gafë që jo të gjithë e kapën “Unë ka mendimin tat, ti ke mendimin tat”.
Pak a shumë është me një ndryshim të vogël Arbër. “Unë kam mendimin tim dhe ti ke mendimin tënd”, kjo është ajo që duhej të thoshte Arbri.
Por nuk i vëmë faj se me një tip si Kristi që s’të lë të flasësh dhe të fut hundët orë e minutë mund të bësh edhe gafa të tilla.
Gjithsesi Arbëri është shumë i saktë me opinionet e tij dhe shumë i drejtpërdrejtë dhe jo në pak raste shoqërohet me duartrokitje nga publiku mendimi i tij.