Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.
Së fundmi këngëtari ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për sukseset e këngëve të tij, por edhe për një lidhje dashurie të së shkuarës.
Para disa vitesh kudo përfitej për një lidhje mes tij dhe moderatores së njohur, Kiara Titos, e cila është tashmë është edhe një nga banoret e “Big Brother Vip 2”.
Atë kohë asnjëri prej tyre nuk e pranoi publikisht se ishin në një lidhje, por së fundmi në disa intervista para se Kiara të bëhej pjesë e “BBV2” të dy e kanë pranuar këtë.
Ditëve të fundit për shkak të disa postimeve të Butrintit në Instastory, ku përveç se ka postuar një foto të Kiarës me një kurorë në kokë dhe se ka bërë një paralajmërim që diçka do të ndodhë këtë javë, kudo përflitet se në ‘Prime-in’ e sotëm do marrë pjesë edhe Butrinti për një surprizë për Kiarën.
Vetëm pak më parë këngëtari ka shtuar akoma më shumë dyshimet me një postim të fundit në Instastory, ku me një foto të tij paralajmëron se diçka e madhe po vjen.
“Qetësia përpara stuhisë”- shkroi ai.