Pas kësaj, ai bëhet kureshtar për ata që e dinë dhe se si ata e kanë zbuluar; sapo ai të fillojë të kërkojë informacione, ti do ta dish se është fajtor.
Nëse nuk merr përgjigjen që po kërkoje, vazhdo me fazën e tretë. Skena e parë. Përgatitje e skenës. Kjo seri punon mirë kur nuk ke ndonjë provë të vërtetë se dikush të ka bërë ndonjë të keqe, por beson se ke të drejtë në hipotezën e fajësisë.
Për shembull, ta zëmë se dikush ka hyrë me forcë te shtëpia e Winston (lexo: Uinstën) dhe ta zëmë se ai është i bindur se ish e dashura e tij, me të cilën ai ishte ndarë kohët e fundit, është fajtori, por ai nuk është i sigurt për këtë gjë.