Ndryshe nga herët e kaluara, ky vit e gjeti Kiara Titon brenda shtëpisë së BBV.
Moderatorja e festoi ditëlindjen e saj krah banorëve dhe me një publik té madh që e vëzhgon.
Madje, një surprizë erdhi për Kiarën nga Luiz Ejlli, i cili e ka shprehur hapur pëlqimin për të.
Në oborrin e shtëpisë ishte ndërtuar një skenë plot me trëndafila dhe shumë zbukurime të tjera, dhe si qershia mbi tortë, Luizi i këndoi një këngë.
Mirëpo, kushdo që e menaxhon llogarinë e Kiarës në Instagram ka postuar momentin, por fansat kanë vënë re se Luizi nuk është në video. Pra, shkurt e qartë, Luizi është prerë nga postimi.
Menjëherë njerëzit kanë komentuar dhe e kanë vënë në dukje mungesën e këngëtarit, i cili i bëri edhe surprizën moderatores.