Ditën e sotme një video u bë virale e Luiz Ejllit ku ironizoi disa prej banorëve të “BBV” nga sezoni i kaluar.
“Mendojsha me gjet femren ideale, perfekte, a e di si e dojsha? E dojsha, inteligjente si Beatriksa, besnike si Donaldi, te sinqerte si Monika edhe e drejtperdrejte si Arjola. Ku mund ta gjej nje kombinim te tille?”, tregoi Luizi.
Mirëpo kësaj deklarate të Luizit, nuk vonoi shumë ti përgjigjet Beatrix Ramosaj.
Teksa postoi deklaratën e këngëtarit në instastory, Triksa e shoqëroi me shkrimin: “Faleminderit Luiz, e thënë prej teje e vlerësoj shumë. Edhe unë dua dikë që nuk gënjen dhe të sinqertë si ti”, referuar këtu sëmundjes së tij e cila u konsiderua si një gënjeshtër.
Kujtojmë se në puntatën e parë të BBV, Beatrix shprehu hapur mbështetjen për Olta Gixharin.
“Eksperience qe vjen nje here ne jete! Paçi fat djema! Une jam team Olta Gixhari, puthje keni!”. /Lokimagazine.com