Pak ditë më parë, një lajm bëri bujë në rrjet ku thuhej se: “‘Art Motion’, kompania e ngjashme me Digitalb që kontrollohet nga vëllezërit e shumëpërfolur Devolli, kanë bllokuar transmetimin e Top Channel në Kosovë, fiks në orën 21:00. Skandali bëhet më i rëndë pasi ka një kontratë për transmetimin e Top Channel në Kosovë të cilën ‘Art Motion’ nuk e ka respektuar.”
Në artikull thuhej gjithashtu se shkaku i ndalimit të transmetimit ishte audienca e madhe e BBV Albania.
Në lidhje me këtë lajm duket se ka reaguar në mënyrë indirekte “Top ChanneI”. Televizioni ka marre vendimin që shqiptareve në Kosovë nuk do iu lejohet të shohin videot e publikuara nga spektakli në YouTube dhe sajtin e tyre zyrtar.
“Publikuesi nuk e ka vënë këtë video të disponueshme në vendin tuaj”, shfaqet në videot e Big Brother VIP Albania në territorin e Kosovës.
“Telegrafi” ka kontaktuar televizionin e Top Channel për të marrë një përgjigje lidhur me këtë çështje.
Ata janë shprehur se për shkak të kontratës, janë të detyruar që të bllokojnë videot në disa shtete.
Ndërkohë, platformat nga ku shikuesit e Kosovës mund të ndjekin Big Brother VIP Albania mbeten Facebook, Instagram dhe rrjetet kabllore-satelitore.