Ditën e sotme në Big Brother Vip Fun Club kanë folur për herë të parë publikisht në lidhje me Luiz Ejllin. Ata kanë treguar se në vitin 2018,
kur Luizi ushtronte ende profesionin e noterit, ka kërkuar para nga Dhoma e Noterëve Tiranë. Në kërkesën e tij ai shprehej se të ardhurat e tij ishin shumë të pakta dhe këto para i duheshin për një problem shëndetësor.
Kjo kërkesë e këngëtarit ishte aprovuar me vota unanime nga të gjithë noterët dhe i ishte akorduar një fond prej 200.000 lekësh të reja.
Gjithashtu në përfundim, noterët treguan se që prej vitit 2021, Luizit i është hequr liçenca e noterit, për shkak se prej disa kohësh nuk po e ushtronte profesionin. SHIH VIDEON
Duke nisur nga Prime-i i mbrëmshëm, deri të martën në mbrëmjen e emisionit, Efi dhe Luizi do të qëndrojnë në një dhomë prove, të ndarë nga pjesa tjetër e banorëve.
Por duket se Kiara dhe Luizi nuk kanë duruar shumë pa njëri-tjetrin. Ishte Kiara ajo që ka shkuar te dera e Luizit, për të folur me të. Ashtu të ndarë nga një derë mes tyre, Luizi dhe Kiara kanë komunikuar për pak minuta, përpara se moderatorja të thirrej në dhomën e rrëfimit.