Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, mundohet që gjithmonë të paraqitet me stil dhe i kuruar në detaje para publikut.
Duket se për t’u dukur gjithnjë bukur dhe në trend me të rejat e fundit, reperi ferizajas shpenzon mjaft.
Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Getinjo është shfaqur me një veshje e cila në total kushton rreth 3525 eurosh.
Mesa duket të ardhurat e mira nga muzika, ia mundësojnë reperit 30-vjeçar që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.
Ai përndryshe ka paralajmëruar se më datë 11 dhjetor do të publikojë bashkëpunimin e tij më të ri me vëllanë e tij, Mozzik, të titulluar “El Chapo”.
View this post on Instagram