Ajo mund të thotë se makinën e mori një shok i (shoqe e) saj, ose mund të thotë se shkoi të merrte ilaçe për ftohjen, etj. Ndërsa, po të kishte qenë në shtëpi e sëmurë, ajo thjesht do të të kishte thënë se e ke gabim, sepse makina ishte e parkuar te rruga private.
Skena e dytë. Edhe një gjuajtje. Nëse dëshiron t’i bësh një gjuajtje tjetër, që ajo të rrëfejë ose që të japë një shpjegim të arsyeshëm për të shpjeguar “faktin” tënd, thuaji “e çuditshme, telefonova shtëpinë tënde dhe nuk u përgjigje”, dhe ajo mund të përgjigjet “kisha futur përgjigjen automatike që të pushoja.”
Prandaj, kujtohu se nëse është fajtore ajo do të kërkojë në çdo mënyrë që historia e saj t’u përshtatet fakteve të tua dhe si pasojë nëse ajo e bën një gjë të tillë, është e mundur se është duke mashtruar.