Vështrimi i përqëndruar e bën atë që është në një pozicion mbrojtës të ndihet më afër teje, domethënë vështrimi yt po futet te hapësira e tij personale dhe kjo është një frikë (klaustrofobi) mendore.
Prandaj, për t’u larguar nga frika i duhet vetëm të tregojë të vërtetën. Gjithashtu, ballafaqoji sytë me të dhe pyete përsëri.
Kjo seri është një nga të fuqishmet, me kusht që të keni bashkëpunimin e një personi të tretë. Nga kjo seri fiton besueshmërinë maksimale, sepse heq çdo dyshim se ti po mashtron.
Ti dyshon se një nga nënpunësit e tu nuk e kalon vetë kartën e orarit të punës4 , por ia kalon dikush tjetër. Skena e parë. Akuza e drejtpërdrejtë.