Armaldo Kllogjeri është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”.
Maestro jo vetëm që është lideri i preferuar i shtëpisë nga banorët, por e ka kuptuar edhe rrjedhën e lojës dhe situatat e krijuara nga ai kanë sjellë jo pak lëvizje.
Së fundmi një deklaratë e tij, po bën xhiron e rrjetit.
Teksa ka qenë në shoqërinë e Olta Gixharit, maestro është shprehur se që kur ka hyrë në “Big Brother” koka e tij lëshon një tingull të çuditshëm kur e godet.
Këtë gjë madje ai e ka demostruar edhe me lëvizje. Nga ana tjetër Olta nuk i ka mbajtur do të qeshurat, ndërkohë që Armaldo godiste ballin e tij.