Edhe pse thuajse del gjithmonë në nominim, edhe pse thuajse dënohet cdo prime, prapë Luizi është i pathyshëm këtë sezon të dytë të BBV.
Pathyeshmëria e tij ka shqetësuar edhe produksionin e BBV, që ka bërë disa tentativa për ta nxjerrë nga “binarët” Luizin, por nuk ja ka dalë dotë.
Luizi e ka thënë vetë që pika e tij e dobët është Kiara, ndaj dhe produksioni ka provuar disa herë ta “godasë” aty, por s’ia ka dalë.
Futën Enin dhe Xhonatanin me qëllim për të bërë xheloz Luizin, por Kiara nuk ua vari fare dy banorëve të rini, njëri doli të martën e kaluar, tjetri doli mbrëmë por u rikthye falë biletës së kthimit.
Pasi dështoi kjo pistë, produksioni i BBV po mendon të fusë banorë të rinj ditët në vijim për të ndryshuar situatën në shtëpi. Fitorja e Luizit duke t esigurt që tani, por kjo nuk është gjë e mirë për produksionin sepse bie shikueshmëria.
Sezonin e kaluar beteja mes Donaldit dhe Ilirit ishte aktive që në momentin e fundit, ndërsa sivjet Luizi duket i pathyeshëm dhe kjo gjë e ka shqetësuar produksionin.