Efi është një nga 4 të nominuarit për të dalë nga shtëpia e BBV. Ajo është bashkë me Tean, Bjordin dhe Armaldon në nominim dhe mbase më e rrezikuara për ta lënë shtëpinë më të përfolur të momentit.
Nëse del, Efi nuk ka as biletën e kthimit, të cilës ia dha Mikelës kur u ndanë ngaqë hynë si një banor i vetëm. Por Bjordi dhe Luizi janë zotuar që t’ia japin biletën e kthimit Efit.
Luizi: Unë duhet t’ia jap Efit biletën. Bjordi: Do t’ia jap unë. Luizi: Mbaje njëherë. Bjordi: Unë një herë flas.Luizi: Efi është deklaruar hapur për mua dhe nuk e zhgënjej dot. Unë mbeta pa fjalë mbrëmë kur u deklarua hapur që do të jetë pjesë e grupit tim. Deri sa pashë klipet isha kundra saj.
Pas përfundimit të ‘Prime-it’, Luizi u shtri në krevat pasi nuk ndihej mirë. Kiara shkoi aty ta pyeste se çfarë e shqetësonte, por Luizi thjesht i tha që nuk ndihet mirë.
Armaldo nga ana tjetër, tha se Luizi po tallet sepse atë nuk “e gjen gjë”. Edhe Efi ishte një tjetër banore që i ndenji mbi kokë Luizit dhe u interesua për shëndetin e tij.
Më pas edhe Olta erdhi menjëherë dhe sapo vuri re që Luizi nuk është mirë, iu afruar për t’i matur temperaturën. Nuk dihet endee se çfarë e ka shkaktuat gjendjen e Luizit, por e rëndësishme është që ai është mirë.