Këngëtari Luiz Ejlli ka deklaruar, ditën e sotme se i ka parashturar një kërkesë “Vëllait të Madh” në lidhje me Efin.
Duke qenë se kjo e fundit është në nominim dhe nuk ka një biletë kthimi pasi ia dhuroi Mikelës, ka menduar që biletën e tij t’ia japë asaj.
Këtë gjë e ka biseduar edhe më banorët e tjerë duke u shprehur se është i sigurit se bileta e tij është vajtje-ardhje.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse produksioni do të pranojë kërkesën e tij për ti dhuruar biletën Efit.Kjo e fundit e ka deklaruar hapur që brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” është pjesë e grupit të Luizit.
Pas përfundimit të ‘Prime-it’, Luizi u shtri në krevat pasi nuk ndihej mirë. Kiara shkoi aty ta pyeste se çfarë e shqetësonte, por Luizi thjesht i tha që nuk ndihet mirë.
Armaldo nga ana tjetër, tha se Luizi po tallet sepse atë nuk “e gjen gjë”. Edhe Efi ishte një tjetër banore që i ndenji mbi kokë Luizit dhe u interesua për shëndetin e tij. Më pas edhe Olta erdhi menjëherë dhe sapo vuri re që Luizi nuk është mirë, iu afruar për t’i matur temperaturën. Nuk dihet endee se çfarë e ka shkaktuat gjendjen e Luizit, por e rëndësishme është që ai është mirë.