Thashethemet se Kiara Tito mund të ketë një lidhje jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP” e kanë ndjekur gjatë gjithë afrimitetit të saj me Luizin.
Mirëpo, tashmë një aludim tjetër ka pushtuar rrjetin.
Gjatë puntatës së sotme në “E Diell”, balerini Graciano Tagani bëri një deklaratë të papritur teksa me anëtarët e panelit po diskutohej për marrëdhënien e Kiarës dhe Luizit.
Përsa i përket këtij të fundit, Graciano ka hedhur dyshime se këngëtari ka një lidhje jashtë shtëpisë.
“Dua të di çfarë mendon e dashura e Luizit për Kiarën, vetëm kaq dua të di,” tha Graciano.
Pas një momenti suspancë, ishte gazetari Ervin Kurti që e pyeti: “E ke fjalën për ish-të dashurën?”