Aktorja Arjola Demiri ishte një prej personazheve që i tregoi publikisht mbështetjen Luizit në rrugëtimin e “Big Brother VIP”.
Pak kohë më parë ajo bëri një postim në InstaStory, ku teksa ndiqte programin, kishte bërë tag këngëtarin.
Mirëpo duket se pas fjalëve të Luizit për të, Arjola ka ndryshuar qëndrim.
Gjatë pyetjeve që iu drejtuan banorëve në lidhje me konkurrentët e edicionit të parë, Luizi e etiketoi aktoren si personazhin më fallco të shtëpisë.
Sipas tij, ajo është viktimizuar gjatë gjithë programit pasi fëmijëve të saj nuk u mungon asgjë dhe jetojnë në luks.
Pas kësaj deklarate, shihet se Arjola ka marrë vendimin mos t’a ndjekë më Luizin në rrjetet sociale.