Dy ditët e fundit kanë qenë shumë të zhumrshme në shtëpinë e BBV, ku ka pasur debate me tone shumë të larta dhe ofendime mes banorëve.
Protagonistët kryesore kanë qenë Olta dhe Luizi, ka qenë aktorja që ka provokuar vazhdimisht këngëtarin dhe ky i fundit ka reaguar.
Po ashtu sot në mëngjes ka pasur debate të forta mes Efit dhe Oltës, ku është tejkaluar në shumë raste në ofendime personale.
Duke qenë se gjuha e përdorur nga Olta por edhe nga Luizi lë për të dëshiruar, produksioni do i dënojë të dyë në primen e sotëm.
Nga ajo që mësohet dënimi do jetë ky: Olta dhe Luizi do qëndrojnë të dy bashkë në rulotë për një kohë të pacaktuar derisa t’i njoftojë “Vëllai i Madh”.
Në rast se ndonjëri prej tyre nuk do pranojë, do humbë të drejtën e nominimit për sonte dhe do kalojë automatikisht në nominim për të shtunën.