Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme, pas Diolës edhe Olta ka marrë një surprizë tepër emocionuese.
Prime-n e kaluar banorët vendosën unanimisht që telefonatën që u kishte vënë në dispozicion Vëllai i Madh, t’ia dhuronin Olta Gixharit që të fliste me djalin e saj.
Megjithatë duke qënë se ai është vetëm 2 vjeç dhe kur nis spektakli është në gjumë, Vëllai i Madh kishte menduar për një surprizë më të bukur për aktoren e njohur.
Ndërsa banorët diskutonin me njëri-tjetrin dhe prisnin të lidheshin me Arbanën, papritur në monitor u hap një videomesazh.
Porsa pa djalin e saj Olta nisi të qajë edhe pse here pas here mundohej të mblidhte veten.
Ndërsa në komunikimin me Arbanën aktorja është shprehur se gjithë kohës e ka menduar të flas, por ka frik se nuk do i përballojë emocionet nëse komunikon me të në telefon.
“Shumë faleminderit. Jam në fazën që fle dhe zgjohem me mendjen te djali. E shoh që është i lumtur, qesh dhe që është rritur. Nuk ja kanë prerë flokët shyqyr. Ai është një fëmijë që vetëm vrapon. Më ka marrë malli shumë, shumë, shumë. Mezi pres ta shoh. Kisha frikë të flisja në telefon. Nuk e di pse, nuk di ta shpjegoj. Më duket sikur më kërkon llogari që pse nuk jam aty. Nuk e di sa guxim do kisha nëse do flisja. Sidomos duke qarë, sepse ai është shumë i vogël”, është shprehur aktorja.