Sonte shtëpia më e madhe në Shqipëri po mban një festë mjaftë të veçantë “dasmën”, e Kiarës me Luizin. Derisa banorët po bëhen gati për dasmën, Arbana poston një fotografi me të cilën shton shumë pikëpyetje..
Arbana e veshur me një fustan të zi shumë elegant, a thua do të shkoj në dasmën e Luizit dhe Kiarës. Kjo mbetet të shihet në vazhdim…
Vëllai i Madh u kishte dhënë detyrë banorëve të organizonin një dasmë brenda shtëpisë dhe çifti ishin pikërisht Luizi dhe Kiara ndërkohë që banorët do të luanin rolin e familjarëve të tyre.
Puthja dhe martesa e improvizuar mes Luizit dhe Kiarës, shënoi momentin më të bukur në shtëpi përgjatë kësaj kohe.
Teksa të gjithë banorët iu bashkuan çiftit për të gëzuar bashkë me to, Dea shprehu dëshirën për të mos shkuar në dasmë.
Ajo i tha Amosit se nuk ka dëshirë fare të shkojë dhe ashtu bënë. Të dy nuk u bashkuan me pjesën tjetër të banorëve, por qëndruan të distancuar.
Luizi së bashku me artistin e mirënjohur Altin Shira kanë kënduar në “dasmën” e këngëtarit Ejlli brenda shtëpisë së Big Brother. Ai u betua për dashuri të përjetshme sonte së bashku me moderatoren Kiara Tiro. Madje ata shkëmbyen dhe puthjen e shumëpritur.