Për shembull, Pamela bën një vizitë mjekësore të zakonshme dhe kur doktori shikon rezultat e testit të gjakut, e telefon për ta informuar se është e infekuar nga virusi herpes (urdhja).
Duke menduar mbi partnerët e saj të fundit, ajo është e bindur se mund të jetë infektuar nga Mike (lexo: Maik) ose nga Steven (lexo: Stivën). Nëse ajo thjesht do t’i pyeste, nëse e dinë se a i kanë kaluar asaj virusin e herpesit (urdhjes), është e mundur se kjo gjë do të ishte e kotë, sepse është e mundur se do të mohohet nga të dy.
Fatmirësisht, Pamela është e përgatitur në artin e zbulimit të rrenave dhe vendos të veprojë ndryshe. Ajo telefonon Mike dhe Steven dhe rastësisht i informon se sapo e ka zbuluar se ka virusin e herpesit (urdhjes).