“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm. Kjo rubrikë na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it.
Teksa fokusi më i mash këto kohët e fundit ka qenë “Big Brother VIP”, nuk kishin si të mungonin dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ja se cilët janë personazhet shqiptarë që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave.
- Në vend të parë për këtë javë qëndron Efi. Ajo ka fituar 21 mijë ndjekës më shumë për një javë në Instagram. /Top Albania Radio/
- Kiara Tito renditet menjëherë pas Luizit me po 20 mijë ndjekës të shtuar brenda javës. Duket se publikut i ka pëlqyer shumë puthja e shkëmbyer më në fund mes tyre.
- Një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni, për të mos thënë më i komentuari, është padyshim Luiz Ejlli. Publiku është afeksionuar pas tij që nga forca e treguar, loja që ka zgjedhur të bëjë, debatet e shumta, notat e tij të humorit, historia e dashurisë me Kiara Titon, e shumë e shumë motive të tjera. Ai ka fituar 20 mijë ndjekës këtë javë.
- Një nga protagonistet e shtëpisë së “BBV”, padiskutim që është aktorja Olta Gixhari. Ajo njihet për natyrën e saj dinamike, përplasjet e forta me banorët e tjerë, ‘thumbimet’ dhe nxitjen e debateve. Aktorja ka shtuar 6 mijë ndjekës në Instagram.
- Diola Dosti, që na emocionoi me historinë e jetës së saj ‘prime’-in e kaluar, këtë javë ka fituar 800 ndjekës në Instagram.
- Teksa para pak javësh aktori Amos Muji Zaharia ishte me humbje në numrin e ndjekësve, tani ai ka filluar t’i rrisë sërish shifrat. Këtë javë ai ka fituar 100 ndjekës.
- Dea Mishel ka humbur brenda javës 1 mijë ndjekës. Edhe pse u duk në fillim se mes saj dhe Amosit mund të lindte ndonjë romancë, gjërat mes tyre nuk shkuan dhe aq mirë.
- Në vend të fundit për këtë javë është Tea Trifoni. Për këtë javë ajo ka humbur 2 mijë ndjekës në Instagram.