Fansat nuk e kanë pritur mirë vëndimin e “Vëllait të Madh” për t’i dhënë mundësinë Deas për të prishur komplet bukurinë e lojës.
Dea Mishel e cila fitoi gjate javes “Lojën e inteligjencës”, kishte në dorë zarfin e kuq të futur në shtëpi nga Vëllai i Madh.
Duke qenë se fitoi lojën, Dea kishte mundësinë të dërgonte tre banorë në televotim. Banorët që ajo zgjodhi ishin Efi, Kiara dhe Luizi.
Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit që kanë filluar me ofendime dhe s ulme ndaj Deas, por edhe produksionit të BBV.
Realisht është e pakuptimtë të nxjerrësh në nominim tre nga banorët më të fortë të shtëpisë, ndërkohë që ke të tjerë aty që hanë bukë kot dhe vetëm flenë gjumë.
Tani është hapur një televotim që do të zgjasë për disa minuta dhe njëri prej Luizit, Kiarës dhe dhe Efit do ikë sonte.