Arbana sapo ka mbyllur televotimin e hapur pak minuta më parë ku të nominuar janë Efi, Luiz dhe Kiara, por ka bërë një gafë.
Arbana pasi mbylli televotimin tha “njëra” do të dalë nga shtëpia. Ok, mund të ishte një lapsus, por Arbana e di shumë mirë që njëra do lërë vërtet shtëpinë.
Dihet që Luizi nuk del dhe njëra nga dy vajzat Efi ose Kiara do ikë sonte, kështu që nuk mund të quhet deri diku gafë e Arbanës por thjesht një rrëqshitje nga skenari.
Dea Mishel e cila fitoi gjate javes “Lojën e inteligjencës”, kishte në dorë zarfin e kuq të futur në shtëpi nga Vëllai i Madh.
Duke qenë se fitoi lojën, Dea kishte mundësinë të dërgonte tre banorë në televotim. Banorët që ajo zgjodhi ishin Efi, Kiara dhe Luizi.
Loja vertet u fitua nga Dea Mishel Hoxha, e cila më herët ka treguar se e ka mbaruar shkollën me mesatare 9.8, por disa përgjigje të saj ishin vërtet “perla”.