Debati mes Luizit dhe Amos u analizua nga dy opinionistët Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari.
Arbër: Mendoj se sfida ishte e vështirë. Ky debat ka marrë më tepër vëmendje seç takon. Gjesti që bëri Luizi dhe Armaldo ,nuk mendoj se ka shkuar në arenat ndërkombëtare. Ne nuk pam asgjë. Mund të ishin treguar më të kujdesshëm, por unë e vlerësoj faktin që përpiqen të realizojnë lojrat që cakton Vëllai i Madh. Sesi reagojnë ata në situata të tilla, kështu njihen njerëzit. Mund ta kishte bërë ndryshe, por ajo është gjë që nuk mbahet Dea. Nuk mendoj që kjo ka të bëjë me shkeljen e dinjitetit Amos, po shkoni shumë larg.
Amos: Ti do ta bëjë Arbër?
Arbër: Edhe mund ta kisha bërë, varet. Nuk mund ta akuzosh dikë për shkelje dinjiteti.
Zhaklin: E gjithë kjo ngjarje, ka një përgjigje më komplekse. Secili e zgjedh vetë se çfarë përqafëson. Mendoj që Kiarën e mërziti gjesti. Ti Luiz aty nuk je më vetëm. Je duke bërë lojë dyshe me Kiarën. Tani veprimet e të dyve ndikojnë te loja e njëri-tjetrit.
Kiara: Mua më mërziti gjesti. Nuk i heq asnjë presje asaj që the.
Zhaklin: Luiz, duhet t’i mendosh gjërat më mirë.
Luiz: Unë i kam thënë Kiarës nëse ajo don të përfshihet në lojrat e mia, por ajo nuk ka dashur. Nëse i vë në peshore, për mua është më e rëndësishme të fitoj Kiarën sesa çmimin.
Zhaklin: Kjo romancë nuk të lë më t’i bësh zgjedhjet ashtu siç don ti.
Amos: Zhak ti i inkurajon veprimet e Luizit në këtë shtëpi?
Zhaklin: Jo aspak.
Amos: Duket sikur po e bën.
Zhaklin: Unë jam opinioniste. Unë thjesht jam mendime për veprimet që ju bëni. Mesazhi im në përgjithësi është toleranca. I them banorëve të tërhiqen. Jam me të gjithë ju, fitofte më i miri.