Mbrëmja e kaluar ishte një prej netëve me më shumë emocione në “Big Brother VIP”, me një eleminim të dyfishtë që ndryshoi totalisht rrjedhën e lojës.
Megjithëse bëri gafa të pafalshme për një mesatare 9,5 që pretendon se ka, Dea Michelle u zgjodh fituesja e “Testit të Inteligjencës” dhe iu dha pushteti të nxirrte në nomimin tre banorë.
Me një buzëqeshje hakmarrjeje dhe një shpjegim përciptazi, ajo vendosi të çojë në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin. Me këtë lëvizje, ajo tregoi qartë që u kthye në një ushtare të Olta Gixharit dhe plotësuese të ‘urdhërave’ të saj.
Efi ishte e eleminuara e mbrëmjes, gjë që solli trishtim të madh tek Luizi e Kiara, ndërsa gëzim të pafundëm tek Olta dhe grupi i saj.
Olta nuk denjoi as ta përshëndesë konkurrenten e ta përcjellë tek dera si të gjithë banorët e tjerë, por qëndroi në living.
Më vonë gjatë mbrëmjes, ajo bisedoi me Dean për zgjedhjen e të nominuarve dhe eliminimin, duke mos mbajtur dot gëzimin e madh që Efi,
konkurrentja më e fortë që kishte përballë dhe s’po e mposhtte dot, ishte larguar tashmë nga shtëpia. “Nuk kam fjalë ta përshkruaj lumturinë”- ishin fjalët që Olta i tha Deas për daljen e Efit.