“Unë të dua dhe ti e di,”-droni me këtë mbishkrim i dërguar ditën e sotme mbi shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” për Luiz Ejllin, ishte nga Kejvina Kthella. Këtë e ka konfirmuar vetë motra e modeles Dorisa Kthella, me anë të disa postimeve në Instagram.
“Fluturimi i parë arriti me sukses,”ka shkruar ajo krahas imazhit të dronit.
Më herët në një bisedë me Luizin, Olta u përpoq “t’i hapte sytë”, duke i thënë të mos bëhej naiv.
“Nuk ta ka dërguar Kejvina atë, harroje. Ti atë e nxorre nga shtëpia, të të sjellë ajo dron. Mos u bëj naiv, Luiz. Nuk është i Kejvinës ai dron, nuk ma merr mendja. Ti e nxorre jashtë,”-i tha Olta.
Nga ana tjetër Luizi i ka thënë se arsyeja e vërtetë pse Kejvina është jashtë shtëpisë sot, në fakt ishte nxitja që i bëri Olta dhe Tea.
“Nuk e nxorra unë. E nxorre ti dhe Tea duke i thënë shumë mirë. Unë për këtë arsye nuk thashë asgjë. Doli se e karikuat ju. Ajo ka dalë jashtë prej gjyqit që iu bë mbrapa në shtëpi. Mënyra si keni reaguar ju. Ju thashë mos e shtyni, se po e karikoni për keq,”-u shpreh Luizi.