Megjithëse Amos Zaharia u eleminua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP”, disa “shaka” të hidhura të tij brenda reality showt do mbahen mend gjatë.
Në lidhje me këtë, ka reaguar pak më parë Amosi.
Teksa postoi një foto në rrjetin social Instagram, Amosi shkroi ndër të tjera se shakatë e tij janë keqkuptuar por kërkon ndjesë.
“Te dashur miq! Ju falenderoj shume per mbeshtetjen qe me keni dhene gjate rrugetimit tim ne bbv. Qendrimi larg familjes, miqve dhe profesionit nuk ka qene i lehte, ndaj jam i lumtur qe i rikthehem jetes dhe angazhimeve te mia.
Shume prej jush qe me njohin e ma dine humorin me kane kuptuar, e shume te tjere qe nuk me njohin, keqkuptuar… Nese dikush. eshte ndjere i fyer apo i prekur nga shakate e mia, sjellja ime, qendrimet e mia ne raport me komunitetin brenda shtepise, kerkoj ndjese! BBV eshte nje loje, por nuk duhet zhveshur nga misioni edukativ, pasi duam apo nuk duam krijon modele ne shoqeri. Ajo qe ka rendesi eshte te mbetemi njerez dhe te mos humbasim qytetarine, dhe ketu perfshij edhe veten time mbi te gjithe! Ju perqafoj te gjitheve! Have a nice BBV fellas!!”.