Diola Dosti është treguar e hapur dhe pa filtra me rrëfimet e saj në “Big Brother VIP”.Dhe së fundmi në një bisedë me Dean rrëfeu se ka rënë në dashuri me një 77-vjeçar.
Diola tha se nuk dashurohet dot me fizikun e njerëzve por me mendjen dhe personi në fjalë tha se ishte shumë i zgjuar dhe se kur shikonte sytë e tij ndihej sikur shikonte botën.
“O Dea, nuk e di se unë këtë problem kam dhe me meshkujt. Nuk dashurohem dot me fizikun. E kam shumë të rëndësishme mendjen. Dhe ai ishte aq i zgjuar.
Unë e shikoja atë, sytë e tij ishin sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha shoqeve të mia “Kam rënë në dashuri” ato thoshin “Ti je e çmendur, ai është 77 vjeç”.”- tha ajo.
Kujtojmë se Diola ka treguar historinë e saj një nga primet e javëve të kaluara dhe përloti jo pak ndjekësit me vuajtjet që kishte hequr dhe divorcin me ish-bashkëshortin.
Ndërsa primen e të martës ajo ishte e nominuar si gjithë banorët e tjerë me përjashtim të Kristit, dhe mbeti në fund fare vetëm ajo dhe Amos, por u largua aktori.