Të martën, tre konkurrentë të rinj iu bashkuan shtëpisë së “Big Brother VIP” për të ndryshuar ujërat e lojës. Keisi Medini, Tan Brahimi dhe Bledi Mane ishin tre emrat që iu bashkuan banorëve të vjetër, duke “shqetësuar” disa prej banorëve e duke gëzuar disa prej tyre.
Vajza e Sabianit, Keisi Medini, u shpreh që në klipin prezantues se konkurrentja që simpatizonte më shumë ishte Kiara, duke u afruar menjëherë me të sapo hyri në shtëpi.
U duk sikur vajzat nisën një miqësi, mirëpo produksioni paska të tjera plane për Keisin dhe gjithmonë planet e tyre janë t’i bëjnë dëm Luizit.
Ajo është detyruar prej tyre jo vetëm të afrohet me Kiarën por edhe t’i bëjë pyetjen që do të prishë ekuilibrat e marrëdhënies së tyre: “Je e sigurt për lidhjen që ke me Luizin? Po sikur ai të ketë dikë tjetër jashtë?”
Si një person që e ka parë situatën nga jashtë, di çfarë bëhet në shtëpi dhe ka informacion për jetën jashtë të banorëve, është e pritshme që Kiara t’i besojë fjalëve të Keisit dhe të dyshojë për marrëdhënien e saj me Luizin.
Kështu, produksioni do të përdorë fare thjeshtë për klikime dramat e marrëdhënies së dy të rinjve, siç ka bërë gjithmonë me çdo çift në reality show.