Big Brother VIP këtë vit ka kaluar parashikimet duke thyer rekorde audience, por edhe pakënaqësie, me plot njerëz që besojnë se vendimet merren nga moderatorja e emisionit dhe i konsiderojnë ato të papranueshme.
Publiku është tejet i apasionuar pas personazheve brenda në shtëpi e nëse diçka ndodh vërejtjet apo komentet negative i merr edhe Arbana Osmani në profilin e saj në Instagram.
Kështu ndodhi të shtunën e kaluar me largimin e Efit, ku shumë komentues shpreheshin të pakënaqur. E duke qenë se këto komente nuk ndaleshin as në profilin e saj, Arbana vendosi të merrte një vendim duke i ndaluar ndjekësit të komentojnë.
Tanimë Arbana ka gjetur një zgjidhje tjetër dhe në fotot e saj mund të komentojnë vetëm persona të limituar, pra njerëz që ajo ndjek dhe jo kushdo.
Kujtojmë se kritikat për këtë edicion të BBV kanë qenë të shumta duke filluar që nga dita e parë e deri më sot, sidomos “smëundja” e Luizit dhe procesi i analizave.
Gjithsesi BBV vazhdon të jetë i super ndjekur duke vendosur dhe thyer rekorde të reja dhe sigurisht duke sjelllë fitime marramendëse për organizatorët.