Një nga banorët e Big Brother VIP Albania duhet të lë shtëpinë të shtunën. Tea, Dea dhe Olta ndodhen në televotim, ndërsa Luizi ka dhënë parashikimin se kush do të largohet sipas tij.
Vajzat i dërgoi në nominim Kiara, të cilës iu dha mundësia që të hapte “Kutinë e Pandorës”, ku njëri zarf kërkonte që ajo të nxirrte në televotim tre banorë, ndersa pa hezitim ajo dha emrat e tyre.
I pyetur nga Olta se cila prej tyre lë shtëpinë të shtunën, Luizi u shpreh se Tea. Kjo e fundit e pyeti Luizin nëse është mërzitur me fytyrën e saj. Luizi u përgjigj se atij nuk i mërzitet asnjë fytyrë në shtëpi, por sipas tij, publikut i është mërzitur Tea.
Ndryshe, nga komentet e publikut me te rrezikuara jane Dea Mishel dhe Tea per arsye se Olta konsiderohet si nje nga lojetaret me te forta brenda shtepise Big Brother Vip Albania e cila krijon situata te shumta.