Herë pas here në shtëpinë e “Big Brother VIP2” është përfolur në lidhje me mundësinë që aty mund të futet si banor ndonjë ish-partner/e e ndonjërit pre tyre.
Madje Luiz Ejlli ka qenë i fiksuar për disa ditë, ku thoshte ‘nëse do hynte ndonjë ish-i dashur i Kiarës, do ta dobësonte në lojë’. Një bisedë e tillë është bërë edhe së fundmi, ku Kristi shprehet se ‘do ishte perlë të futej ish-i i dikujt’.
Pjesë nga biseda: Kristi: Imagjino ish-i i njërit këtu, do të ishte perlë. Po nuk e fusin, nuk vijnë ato. Tea: Kush nuk vjen? Kristi: Një ish për shembull, ish-i i Luizit po them.
Tea: Jo nuk vijnë, nuk e bëjnë. Luizi: Emri i ka dalë. Tea: Seriozisht? Kristi: Si ka dalë emri? Luizi: Te të përfolurit. Olta: Kujt?Luizi: Nuk ka rëndësi, po erdhi merret vesh
Kristi: Ça thua, me vërtetë? Luizi: Po Kristi: Me ardhur këtu? Luizi: Po Kristi: E sheh se e nuhata, ajo do ishte e bukur. Dea: Ç’do të kishte të bukur
Tea: A ka familje ish-i jot? Luizi: Nuk kam pas vetëm atë o Tea. Olta: Për një nga ish-at e tu bëhet fjalë? Luizi: Po, pra! Por jo ajo që mendoni ju të gjithë, dikush tjetër.