Takimi mes Mevlanit dhe Sindit, u komentua gjerësisht në studion e “Për’Puthen”.
Ana Kauri akuzoi Mevlanin si të “shtirur”, pasi ka prezantuar të njëjtën sjellje në takimet me vajzat.
Mevlani sqaroi se ai është i kulturuar dhe nuk e ka problem që ndaj një femre të kërkojë ndjesë, duke shtuar se ai nuk është “halabak”.
Ana Kauri: Je i shtirur.
Mevlani: Unë me femrat ashtu kam qenë dhe në jetë reale.
Ana Kauri: Ti për dy javë je i afrueshëm dhe më pas thua për Sindin që më pëlqen ti.
Mevlani: Kur shihni këto gjëra ju duket habi, sepse jeni mësuar me halabakë dhe kur shihni një person që tregon kulturë ndaj një femre iu duket habi.