Që të katërt herë pas here kanë diskutuar haptazi në lidhje me nominimet, për të cilat Vëllai i Madh u ka kërkuar që në fillim që të mos flasin.
Për këtë arsye është vendosur që të 4 banorët të penalizohen, por që dënimi për to do të bëhet i ditur ditën e nesërme gjatë spektaklit të madh të “Big Brother VIP2”.
“Jemi në ditën e 48 të Big Brother VIP dhe disa prej jush vazhdojnë të injorojnë një nga rregullat kryesore të këtij formati, duke diskutuar haptazi nominimet, të cilat Vëllai i Madh iu ka kërkuar që në krye të herës të mbeten të fshehta.
Për këtë arsye, Olta, Luiz, Armaldo dhe Kristi, do të penalizohen. Nesër gjatë spektaklit Vëllai i Madh do iu njoftojë për masat që ka vendosur të marrë ndaj jush”, shkruhet në zarfin e zi që e lexoi Armaldo.